Rina Balaj nuk heziton që të postoi fotografi pa ndërhyrje me “photoshop”, dhe këtë e ka bërë edhe më parë duke treguar se është krenare me pamjen e saj.
Këngëtarja e njohur, fotografi të tilla ka sjell sërish në një postimi që ka bërë sot (e diel) në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron më shumë se 300 mijë ndjekës.
22-vjeçarja postoi një fotosesion të papublikuar më parë, teksa theksoi se janë imazhe të paedituara.
Këngëtarja e hitit “Aver” dukej një bionde e pa rezistueshme dhe tërë shkëlqim, ndërsa pranoi komplimente të shumta nga ana e fansave në hapësirën e komenteve.

