Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare ku fama e së cilës ka arritur majat nëpër botë.
Janë shume emrat e njohur nga estrada që e ndjekin atë në rrjetet sociale, dhe që e pëlqejnë jashtë mase dhe herë pas here i komentojnë në postimet e saj.
Njëra ndër keto është edhe artistja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, e cila me sa duket paska një simpati të veçantë për kengetaren shqiptare me famë botërore.
Së fundmi, Besa i ka komentuar Ritës në postimin e saj te fundit të realizuara gjatë performancës së saj në festivalin e qershorit “Summertime Ball 2019”, në Londër.
Komenti i Besës përfshinte një emoji prej ylli dhe zemre si shenjë vlerësimi për këngëtaren Ritën.
Sapo Besa ka marrë pëlqimin e Rita Orës, nuk ka nguruar aspak që ta ndajë atë lumturi bashkë me ndjekësit e saj në Instagram, Instastory.
Me sa duket, Besa është emocionuar shumë në momentin kur është njoftuar nga Instagrami, që komenti i saj ka marrë pëlqimin e Ritës dhe ka ndarë një tjetër story ku shkruan:
“Të dua Rita Ora”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.