Pak ditë më parë, rrjetet shpërthyen nga lajmi se Rita Ora kishte ndjekur Yll Limanin në Instagram, veprim që u pa si sinjal i parë i një afrimi artistik mes tyre.

Dhe tani, shkëmbimi i fundit i komenteve mes dyshes vetëm sa ka shtuar më shumë dyshimet.

Në një postim të fundit të Ritës, Ylli ka komentuar me thjeshtësi “RITAAA ❤️”, ndërsa përgjigjja e menjëhershme e super-yllit me origjinë nga Kosova “@ylllimani ?” ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë me teori e aludime për një bashkëpunim të mundshëm.

Reklamë

Rita Ora dhe Yll Limani tashmë kanë ndezur entuziazmin e fansave edhe me një shkëmbim mesazhesh që mund të shënojë fillimin e një bashkëpunimi të shumëpritur.

Ylli i ka dërguar Ritës një mesazh duke i shprehur admirimin për këngën e saj “All Natural”, ndërsa ajo i është përgjigjur me mirënjohje:

Ylli: “Rita!! E adhuroj ‘All Natural’.”

Rita: “Ah legjendë, faleminderit!! Do të thotë shumë, sidomos kur vjen nga një shqiptar tjetër.

Dialogu më pas mori një kthesë të bujshme kur Ylli e pyeti thjeshtë:

Reklamë

Ylli: “Bashkëpunim?”

Rita: “Do ta doja shumë!”

Ylli: “Të lidhemi menjëherë!!!!”

Reklamë