Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar këngën me Yll Limanin, që titullohet “All Natural”.

Kjo është hera e parë që Rita punon me një këngëtar shqiptar nga Kosova.

Kënga është tashmë e disponueshme në Spotify, ndërsa Rita Ora e promovoi projektin në rrjetet sociale duke njoftuar publikun për daljen e saj.

Reklamë

Për Yll Limanin, ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierë, duke i dhënë mundësinë të bashkojë zërin dhe vizionin e tij me një emër të njohur ndërkombëtarisht.