Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ditëve të fundit ka marrë vëmendje të madhe për shkak të projekteve të saj.


Bëhet fjalë për mini-albumin, këngët e të cilit janë lansuar tashmë në versionin ‘audio’ në platformat digjitale.

Rita Ora sot ka sjell në treg klipin e këngën “Bang”, në bashkëpunim me Imanbek.

Reklamë

Ajo çka mori më shumë vëmendje është veshja folklorike, punuar nga Valdrin Sahiti, e parë që në fillim të paralajmërimit të EP-së.

E publikuar në kanalin YouTube, që në minutat e parë prodhimtaria muzikore është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së tyre.

Ndërkohë, në fokus të madh ka vëne edhe flamurin shqiptarë, e në veçanti veshjet tradicionale shqiptare.