Robert Berisha ka pak kohë që është ndarë nga Nora Istrefi, lajmin e bëri publik vetë muzikanti me anë të një postimi në Instagram.


Mirëpo edhe pse është ndarë dhe Rene jeton me Norën, ai vazhdon që të jetë një baba i devotshëm për vajzën e tij. Roberti ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën shfaq vogëlushen e tij.

Këngëtari postoi një foto të Renee-së, e cila kishte veshur një fustan të kaltër dhe dukej si një princeshë.

Reklamë

“Të dua Renee (Elsa)”, është mbishkrimi që Roberti ia ka vënë fotos.