Vajza e Norës dhe Robertit dje festoi ditëlindjen.


Me rastin e ditëlindjes së Reneesë, Nora Istrefi dhe Robert Berisha organizuan festë në kopsht të shtëpisë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit fotografi të shumta nga festa për ditëlindjen e pestë të vajzës, ku tregon edhe të ftuarit.

Reklamë

Natyrisht se në ditëlindje nuk mungoi as Roberti, madje ai është edhe në fotografitë që ndau me ndjekësit Nora.

Edhe kësaj radhe, dy artistët treguan se ruajnë marrëdhënie të shëndoshë edhe pas ndarjes.

Në këtë festë, përveç familjarëve të Norës e Robertit, nuk munguan as miqtë e tyre më të ngushtë dhe shoqëria e Reneesë.

View this post on Instagram

Reklamë

Renee’s 5th birthday ♥️

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on