Hardh Fest ka prezantuar artistin e radhës për edicionin e sivjetmë, që mbahet me 2, 3 dhe 4 shtator.
Pjesë e Hardh Fest sivjet do të jetë edhe solisti i njohur rahovecian Hysen Kafexhiu, i përcjell nga bendi i tij.
“Siç ndodh çdo edicion, edhe këtë vit koncerti në skenën e madhe të konakut fillon me Rock këngëtarë apo bendet nga Rahoveci. Nuk ka si të jetë ndryshe edhe këtë vit! Edicioni i Hardh Fest 2022, hapet nga solisti mirënjohur rahovecjan Hysen Kafexhiu, përcjellur nga bendi i tij!”, thuhet në njoftim.
Hardh Fest 2022 përkrahet nga Komuna e Rahovecit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Partneri Festivalit Stone Castle vineyards and winery dhe Sponsori Gjeneral BPB.