Donald Veshaj ka raste kur qëndrimi brenda shtëpisë së Big Brother po i bëhet i vështirë, kjo pasi ai ka lënë jashtë binjakun e tij, vëllain Romeon.
Miku i tyre më i mirë, dikur më i afërti i Donaldit, Xhani Demika ka folur për të dy vëllezërit, derisa ka zbuluar se ata nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin, pasi e kanë shumë të vështirë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai ka treguar se kur Donaldi mërzitet, Romeo është në gjendje të thyej edhe dritaret e muret e shtëpisë së vet.
Ndryshe, Donaldi mbrëmë u zgjodh si i preferuari i publikut, derisa Sheila ishte më pak e votuar./Reporteri.net/