Situata duket të ketë eskaluar në puntatën e kaluar në emisionin ‘It’s my Love’.


Konkurrenti Lulzim Jashari, është suspenduar pas rrahjes me konkurrentin tjetër i cili vjen nga Shqipëria, Erjon Geca, shkruan Reporteri.net.

Erjoni në debat e sipër e shan Lulin, gjë e cila e acaron shumë këtë të fundit duke e bërë që të çohet dhe të provojë ta godas.

Reklamë

Të dy konkurrentët kapen mes vete, teksa të tjerët mundohen t’i ndajnë.

Ai që e pëson më keq, nga video e publikuar në Youtube, duket Luli, pasi që rrëzohet keq në tokë duke u munduar ta godas konkurrentin nga Shqipëria.

E gjithë kjo zënkë përfundoi me suspendimin e Lulzimit nga Ferizaj, ndërkaq moderatori i emisionit, Valon Maloku, tha se mbetet në dorën e publikut nëse duan të votojnë pro kthimit të Lulit në emision.

E gjithë situata e krijuar u kritikua ashpër nga të gjithë konkurrentët dhe nga vetë Maloku, i cili ka thënë se ky emision do të jetë shembull për të mirë, por që deri tash është totalisht degjenerim.

Kjo është video e shkëputur nga emisioni:

Reklamë

/Reporteri.net