Ajo është një moderatore shumë e dashur në Kosovë dhe padyshim një ndër më të suksesshmet.
Që në fillimet e saj Kaltrina Mikushnica ka spikatur jo vetëm për elokuencën në të folur dhe mënyrën e prezantimit, por edhe për stilin e saj.
Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku foli për karrierën e saj në televizion. Gjatë intervistës ajo tregoi se gazetaria ka qenë ëndrra e saj ndërkohë që studimet i ka përfunduar për degën “Ekonomik”.
Siç tregon ajo, emisionet e mëngjesit janë ato ku Mikushnica jep maksimumin e saj.
“Dëshira ime ka qenë gjithnjë gazetaria, por prindërit nuk më përkrahën për të vazhduar këtë degë sepse donin të bëja “Ekonomikun”. Dhe unë mbarova Fakultetin Ekonomik dhe ia dërgova babit diplomën dhe i thashë: Urdhëro, se unë po shkoj të bëhem moderatore”. Emisionet e mëngjesit janë ato ku e shoh veten sepse reflektoj energji. Më pëlqen konkurrenca dhe kënaqem kur shoh prezantues të mirë që i japin vlerën kësaj pune. Secili moderator ka energjinë e vetë unike që ia jep shikuesit”, tha moderatorja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.