Një nga konkurrentët më të përfolur në emisionin ‘It’s my love’, Berat Xhelili, sot është gjobitur nga Policia e Kosovës.


Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet Berati në sheshin ‘Skënderbeu’ në kryeqytet dhe afër tij janë zyrtarët policorë që po shkruanin tiketën.

Arsyeja e gjobës është mosrespektimi i masave anti-COVID, saktësisht mosbartja e maskës mbrojtëse.

Reklamë

 

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19, shkruan Reporteri.net.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Reporteri.net