Grimi sigurisht është pjesa të cilën vajzat nuk e injorojnë asnjëherë, sidomos kur bëhet fjalë për figurat publike, paraqitja e të cilëve çdo herë duhet të jetë e kuruar deri në detajin e fundit.
Që grimi mund të ndryshojë pothuajse gjithë pamjen e një femre, e konfirmon më së miri grimerja e famshme kosovare Sellma Kasumoviq. Shumë figura publike ia besojnë asaj pamjen sa herë kanë ndonjë paraqitje të rëndësishme, shkruan Reporteri.net.
Se sa i rëndësishëm është grimi në jetën e një femre e konfirmon edhe reperja tashmë e njohur kosovare Tayna e cila në një formë e quan dhuratë nga Zoti.
Përmes një postimi në Instagram teksa shihet e rregulluar për mrekulli nga Sellma, Tayna lë të nënkuptohet se pamja e saj nuk është plotësisht perfekte pa grim.
Ndër të tjera Tayna thotë: “Ky make-up quhet Zoti nuk t’i jep krejt”, duke lënë të nënkuptohet se çdo gjë tjetër në jetën e saj është për mrekulli. /Reporteri.net