Seveni tregoi se a ka filluar një lidhje të re.


Seven Saraçi ka nxitur thashethemet e ndjekësve pas disa postimeve që bëri në rrjete sociale.

Me anë të një fotografie, artisti u pa teksa po mbante duart tek gjoksi i një femre, e cila mbetet anonime për publikun.

Reklamë

Fotoja ishte realizuar në Nju Jork, ndërsa bëri që Seveni të nxiste thashetheme se ka nisur një lidhje dashurie.

Por, me anë të postimit të fundit, reperi tha se është beqar, duke mos lënë asnjë mundësi për aludime rreth lidhjes.

Ndryshe, Seven Saraçi para disa muajsh kishte debutuar në tregun e huaj me një këngë në gjuhën angleze, por më pastaj nuk ishte shumë aktiv me projekte të tjera.