“Vëllai i Madh” ka vendosur një sfidë interesante për banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Sfida e rezistencës konsistonte në shtypjen e butonit, të qëndruarit në këmbë dhe ndalonte lëvizjen nga aty për të shkuar në tualet, për nevoja personale.
Pikërisht rregulli i fundit u shkel nga Luizi. I pozicionuar për afro gjashtë orë me dorën në buton, Luizit i lindi nevoja për të shkuar në tualet.
Duke qenë se nuk mundi të rezistonte dot e duke mos dashur të hiqte dorë nga loja, ai urinoi përpara të gjithë banorëve. Ai i kërkoi Xhonit t’i sillte një batanije për tu mbuluar nga kamerat, por në fakt problemi i vetëm nuk ishin kamerat.
Veprimi i tij irritoi një pjesë të madhe të banorëve, të cilët filluan të ulërisnin nga ky gjest.