Këngëtarja kolumbiane Shakira, ishte në gjykatë në Spanjë për dyshimin se kishte bërë mashtrime tatimore prej vitesh.
Zyra e prokurorit e akuzoi Shakirën se ka jetuar në Spanjë nga viti 2012 deri në 2014 dhe për këtë arsye duhet të paguajë taksat atje.
Me ndihmën e një sërë kompanish, ajo mashtroi organet tatimore në vlerë rreth 14.5 milionë euro.
Për të shmangur dënimin me burg, Shakira bëri një marrëveshje me prokurorët spanjollë. Ajo pranoi dënimin me kusht prej tre vjet burg dhe pagesën e një gjobe në vlerë 7 milionë euro.
Aktgjykimi është përfundimtar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.