Fituesi i Eurovision i radhitur në vendin e tretë duke përfaqësuar Zvicrën ka ardhur në Shqipëri.


Gjon Muharremaj, që njihet me emrin e tij skenik Gjon’s Tears, së fundmi është rikthyer në Shqipëri teksa është mirëpritur nga kryetari i Tiranës.

Erion Veliaj mirëpriti në zyrën e tij këngëtarin të cilin e vlerësoi maksimalisht për arritjet, teksa i dhuroi “Kullën e Sahatit” në shenjë mirënjohjeje.

Reklamë

Ndryshe, Gjoni dha një performancë të jashtëzakonshme në finalen e Eurovision duke u shpërblyer me vendin e tretë.

Rikujtojmë se, Italia ishte ajo e cila e fitoi vendin e parë me grupin Maneskin.