Ngjarja tragjike e ndodhur në Kroaci ka tronditur mbarë popullin shqiptarë.


Në këtë aksident humbën jetën 10 persona, e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Për këtë ka reaguar edhe Shkurte Fejza e cila ka thurr disa vargje drejtuar mërgimtarëve.

Reklamë

Shkrimi i plotë:

O gyrbet i randë si guri, para kohe bjen pleqninë
Treten vitet por si gruri, jeta e vdekja afer rrinë”.
Kësaj radhe nuk e pritët as pleqërinë ju njerëz shpirtëbardhë që nga malli e gëzimi, nga dashuria e përmallimi për vendlindjen e njerëzit tuaj iu ndërpre rruga,iu ndërprenë ëndërrat dhe përfunduat tragjikishtë në mes të rrugës duke na pikëlluar të gjithëve.
Prehuni në paqen e përjetshme në tokën e Atdheut tuaj që aq shumë e deshtët dhe sakrifikuat shumë për këtë vend të bekuar.
Ndajmë dhembjen me familjarët, të afërmit dhe gjithë popullin e Kosovës për këtë tragjedi.

/Reporteri.net/

Tragjedia në Kroaci – Artistët shqiptarë solidarizohen me familjarët e viktimave

Reklamë