Kejvina Kthella është skualifikuar nga gara në Big Brother VIP Albania 2.
Vendimin për eliminim të Kejvinës e ka marrë produksioni pas veprimit shqetësues të kësaj të fundit, pasi goditi dy herë me shuplakë banorin tjetër, Luizin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Këta të dy patën mosmarrëveshje në prime-in e kaluar përmes një debati që eskaloi shpejt, i përcjellur edhe me ofendime paraprakisht.
Vetë Kejvina ka thënë se nuk i ka rënë pishman për shuplakat që ia dha Luizit. /Reporteri.net/.