×
  • Show Time
  • Show Time

    Shtyhet konferenca për media e Loredanës

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 11:18

    Avokati i Loredanës ka treguar se konferenca për media e paraparë të mbahet sot nga ora 12:00 do të mbahet në orën 14:00 në lokacionin e njëjtë.


    Loredana gjendet në Kosovë dhe ka lajmëruar se gjatë ditë së sotme ajo do të mbajë një konferencë për media për të shpjeguar gjithë rastin me skandalin në Zvicër.

    Ajo ka angazhuar avokatët kosovarë, Tom Gashin dhe Artan Sadikun për t’u marrë me këtë çështje ndërsa ata kanë vendosur që gjatë ditës së sotme të flasin në një konferencë për media në Prishtinë.

    Megjithëse konferenca është paralajmëruar se do të mbahet nga ora 12:00 në hotelin Emerald, është avokati Tomë Gashi i cili ka lajmëruar se konferenca është shtyrë për në orën 14:00, për shkak të disa angazhimeve të tij.

    Konferenca do të mbahet në po të njëjtin lokacion siç është lajmëruar më herët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!