Teksa jehona e ndarjes së Norës dhe Robertit po vazhdon, këngëtarja ka preferuar të qëndrojë e heshtur.


Ndryshe nga tashmë ish-bashkëshorti i cili përfundimin e martesës e bëri publik me një postim të gjatë në rrjete sociale, Nora edhe nuk ka thënë asnjë fjalë.

Megjithatë, përmes mesazheve të koduara, këngëtarja duket se ka gati një muaj që na përcjellë mesazhe.

Reklamë

Para dhe pas publikimit të këngën ‘Jena nda’, këngëtarja përgjatë Korrikut ka bërë tre postime me përshkrime të kësaj natyre.

Në njërin prej tyre ajo ka ndërruar titullin e këngës me formë pyetesë duke shkruar: ‘A jena nda’. Në dy postime të tjera, ajo përsëritë të njejtin përshkrim duke u shprehur ‘Ke gabu, ke gabu’.

Këto pjesë të tekstit janë transmetuar si një mesazh i qartë i situatës nga Nora e cila shumicën e postimeve preferon t’i bëjë pa shkruar asgjë.

Reklamë