Sindi ka kërkuar falje publike pas zhurmës së krijuar nga debati me Julin.


E gjitha kjo nisi kur Juli i tha Sindit “Je si vaj Borshi, super i virgjër”, fjalë të cilën konkurrentja e konsideroi si bulizëm ndaj saj.

Ky debat është përcjellë edhe me debate jashtë studios, madje dy konkurrentët janë pezulluar për momentin nga programi.

Reklamë

Përmes një statusi të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, Sindi ka kërkuar falje publike ndaj Julit, produksionit dhe gjithë publikut, teksa thekson se veprimi i saj ishte i ngutshëm.

“Pershendetje te gjithe! Po prisja momentin qe do kthehem ne studio per te pranuar faljen e Julit dhe per ti kerkuar falje atij dhe produksionit per ekzagjerimin e reagimit tim. Normalisht qe mbasi kam pare ritransmetimin e kam ven re qe ai nuk e ka pasur me tendence te keqe… mbase te qeshurat qe kane shperthyer nga te tjeret per batuten e then qe realisht mua me prek jo per faktin se jam e virgjer qe realisht me kan ber te reagoj keq… ne moment e siper cdokush do vepronte ne nje menyre te caktuar. Eh, un jam njeri qe nuk i menaxhoj dot nervat dhe normal reagova ashtu si jam pa maska, dhe sic kam vepruar gjithmone…Me vjen keq qe nje Shqiptari e tere te me sulet mua pa ditur asgje ne lidhje me mua, me kercenime, me ofendime, me nxjerrje certifikatash personale familjare e shume e shume te tjera duke ditur qe ne fund te dites ishte thjesht nje reagim i momentit ne nje reality show…”, shkruan ndër të tjera ajo.