×
  • Show Time
  • Show Time

    Sipas shkencës, kunata e Dua Lipës është gruaja më e bukur në botë

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 14:43

    Modelja Bella Hadid është shpallur gruaja më e bukur në botë. Rezultati doli pas një hulumtimi shkencor mbi atë që përbën ‘fytyrën e përsosur’.


    Tiparet e 23-vjeçares u zbuluan se ishin 94,35% korrekte nga Golden Ratio of Beauty Phi, që mat perfeksionin fizik.

    Sytë e saj, vetullat, hunda, buzët, mjekra, nofulla dhe forma e saj e fytyrës u mat dhe iu përafrua më shumë idesë së përsosmërisë së Grekëve antikë.

    Këngëtarja Beyonce mban vendin e dytë me 92.44%, e cila ndiqet nga aktorja Amber Heard. Ndërsa ylli i pop-it Ariana Grande ndodhet në vendin e katërt me 91.81%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!