Këngëtari kosovar, Visar Shala, i njohur si Skivi, i ka dhënë lamtumirën e fundit, Albert Krasniqit.
Gjatë varrimit të Albert Krasniqit kanë marrë pjesë qindra njerëz, familjarë, miq e bashkëpunëtorë të të ndjerit, në mesin e tyre edhe Skivi i cili i ka vendosur dhe kurorë me lule.
Skivi, e kishte përkujtuar atë si shokun më të mirë të jetës poashtu përmes një postimi në Facebook.
“Buddy nuk po m’besohet që shkove. Pse kaq herët?Pse? … Në momentet më të mira e më të këqija gjithmonë ke qenë aty për mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mirë e ma besnik që e kom pas najher n’jetë. U prefsh në paqe”, kishte shkruar ai në Instagram.
