Këngëtarja Soni Malaj ka reaguar për vdekjen e Shpat Kasapit, duke thënë se sot është zgjuar me lajmin më të trishtuar, shkruan Reporteri.net.

Ajo shkruan se këngët dhe zëri i tij nuk do të harrohen.

“Do të jetojë mirë­sia jote, pasioni yt, zeri dhe muzika jote”, shkruan Soni mes tjerash.

Reklamë

Reagimi i plotë:

Lamtumirë miku im…

Sot u zgjova me lajmin me te trishtuar. U shua papritur një zë, një shpirt i bukur, një artist që me talentin e tij preku zemrat e shumë shqiptareve anembane. U shua një mik, një njeri me dritë, me qeshjen e tij të ngrohtë, me shpirtin e tij të pastër që gjithmonë gjente forcë t’i jepte muzikës më të mirën e vetes.

Është e vështirë të pranohet se një atak kardiak mund të marrë kaq padrejtësisht dikë që kishte kaq shumë për të dhënë.Por zeri yt, këngët e tua, momentet e paharrueshme që ke lënë pas tek ne nuk do te harrohen.Do të jetojë mirë­sia jote, pasioni yt, zeri dhe muzika jote

Sot nuk humbëm vetëm një artist ,humbëm një shpirt të rrallë.

Reklamë

U prehsh në paqe, miku im.

Drita jote nuk do të fiket kurrë ??