Semi, Sheila dhe Beniada janë në nominin dhe njëra prej tyre do të largohet sonte nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Megjithatë, Arbana Osmani njoftoi sonte se për shkak të thyerjes së rregullave nga ana e banorëve, “Big Brother” ka vendosur që sonte do të ketë dy të eliminuar.

Eliminimin nuk e rrezikojnë vetëm tre vajzat e lartpërmendura, por të gjithë banorët.

Reklamë

Ato do të jenë po ashtu në televotim, për t’u vendosur se cili do të lërë shtëpinë.