Shemsi Krasniqi-Shemi nnga grupi “Ilirët”, do të varroset sot me fillim të orës 14:00 në varrezat e qytetit në Arbëri të Prishtinës.
Shemi u gjet i vdekur të hënën rreth orës 15:00 në banesën e tij në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Dyshohet se ai ndërroi jetë pas një ataku në zemër.
Shemi ishte një nga zërat më ikonikë të muzikës shqiptare, artisti që i dha shpirt këngës që u shndërrua në simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.
Shemsi Krasniqi – Shemi ishte ndër figurat më të njohura dhe më të dashura të skenës muzikore shqiptare, këngëtar dhe vokalist i grupit legjendar “Ilirët”, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e rock-ut dhe muzikës moderne shqiptare.