Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri, me këngët e saj ka arritur të zë një vend të rëndësishëm në skenën muzikore shqiptare


Kënga e saj e fundit në bashkëpunim me Taynën, me titull ‘Bye Bye’ është pritur shumë mirë nga publiku.

Ndërsa Duffy, së fundmi ka paralajmëruar projektin e ri muzikorë që pritet ta lansojë.

Reklamë

Së fundmi ajo ka publikuar pamje, që me gjasë janë nga videoklipi që pritet ta shoqëroj këngën më të re.

Aty vërehet një gjest mjaft i pahijshëm nga ajo, kur në një rast së bashku me disa fëmijë të moshës së re ngrisin gishtat e mesit.

Kujtojmë që ajo pak orë më parë kishte paralajmëruar ardhjen e projektit të ri.