Reperi shqiptar Stresi, është mjaftë i afërt me ndjekësit e tij.
Përmes rrjeteve sociale ai nuk heziton t’iu përgjigjet atyre në çdo pyetje që kanë.
Mirëpo, së fundmi, duket se i është bllokuar llogaria ku ndjekësit nuk kanë marrë përgjigje nga ai në pyetjet që kanë dashur t’i dinë.
Përmes Insta story ai u sqarua duke thënë se iu është bllokuar Instagram-i deri me datën 12.
“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem”, ka thënë ai.