×
  • Show Time
  • Show Time

    Stresi befason me fjalët për Noizyn, flet edhe për Morena Tarakun

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 9:29

    Dy nga këngëtarët e njohur të rrymës muzikore hip hop në Shqipëri janë Stresi dhe Noizy. Madje, për vite të tëra, janë cilësuar edhe si kundërshtarë.


    Por në intervistën e fundit, përballë moderatores Ester Bylyku, në emisionin e saj “Glamour Zone”, mbrëmjen e djeshme në RTV Ora, Stresi, vendos ta përshkruajë Noizyn me tre fjalë. Dhe jo vetëm atë, por edhe disa miq e kundërshtarë të tjerë.

    Morena Taraku?

    Stresi: Morena është një vajzë e mrekullueshme dhe vazhdon të jetë një mike e vërtetë

    Flori Mumajesi?

    Stresi: Flori ka qenë një ndër njerëzit që më bëri djalë shumë të lumtur. Më tregoi kuptimin e rrugës në muzikë. Më dha një çelës dhe më tha vazhdo vetë. I jam gjithë jetën mirënjohës.

    Hygerta Sako?

    Stresi: Shumë vajzë e mirë dhe e shkathët. Unë s’kam pasur asgjë me Hygertën.

    Noizy?

    Stresi: Ne reperët nuk jemi të këqinj e kemi zemrën e madhe. Nuk mund të njoh njerëzit aq shumë sa mendon.Artist i mirë, I sukseshshëm, kot nuk jemi në treg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!