Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj i njohur si Stresi i ka dhënë së fundmi një ultimatum Edi Ramës.


Këtyre ditëve ai i është bashkuar qytetarëve, të cilët po protestojnë rrugëve të Tiranë, për të kërkuar drejtësi për rastin e Klodian Rashës

Stresi është shpallur në kërkim të policisë, por kjo gjë nuk e ka ndaluar të bëjë thirrje për protestë vazhdimisht.

Reklamë

Ai me anë të disa postimeve, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama dorëheqjen e Drejtorit të Policisë.

Madje, me postimin e fundit, Stresi e kërcënoi Ramën, duke i thënë se do ta ketë fatin e Gadafit.

“Edi Rama per her tfundit pot shkruj dorzo ardi mafiozin ose do digjet surreli e mali dajtit. Edi Rama Do kesh fatin e Kadafit”, ka shkruar Stresi në Instagram.