Grupi humorit “Stupcat” kanë publikuar një këngë të shkurtër në prag të ndeshjes me Maqedoninë Veriore
Mensuri, Vedati e Osmani i këndojnë Kosovës një këngë me mesazh fitoreje.
“Sonte Kosovë nata jote, luj ti luj, myti Maqedoninë gola, luj ti luj, luj për Dardaninë, mos u ndalë aspak, jepja Maqedonisë 2-3 copa pak e ngapak. Kosova”, është kënga që këndojnë Stupcat, shkruan Reporteri.net.
Kjo këngë ka vargje shumë kuptimplota, nga tre humoristët e famshëm që kanë veshur ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës.
Kosova do të jetë e hendikepuar pasi nuk do të ketë disa nga futbollistët më mirë, Vedat Muriqi e Milot Rashica.
Kjo ndeshje luhet sonte nga ora 20:45. /Reporteri.net/.