Reperi “Mossi”, Gramos Krasniqi, dhe disa persona të tjerë dyshohet se kanë sulmuar fizikisht gazetarin Burim Pacollin.

Sipas Nacionales, kjo për arsye të analizave dhe recesioneve muzikore të Pacollit për pesë “freestyle-at më të fortë të Meriton Mjekiqit.”

Në analizën e Pacollit “freestyle”-at e renditur ishin dy “diss”-at e reperit Betim Januzi “Buta” ndaj Mossi-t.

Reklamë

Pacolli u sulmua fizikisht tnë Prishtinë derisa po kryente shërbimet personale bankare.

Për rastin ka reaguar edhe AGK-ja e cila ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar nga Policia e Kosovës të zbardhë ngjarjen dhe të kapen autorët.

AGK-ja thekson se asnjë gazetar nuk duhet të sulmohet për ushtrimin e kritikës dhe raportimit, të garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.