×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time / Detajet

    “Superylli shqiptar”, mediat zvicerane dhe italiane raportojnë për vdekjen e Shpat Kasapit

    Reporteri
    26 Nëntor 2025 | 15:04

    Mediat zvicrane dhe italiane kanë raportuar për vdekjen e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi. Kasapi ka vdekur në moshën 40-vjeçare, pas një ataku kardiak.

    “Superylli shqiptar Shpat Kasapi (40) ka vdekur.”, është tituli i mediumit zviceran “Blick”, përcjell Reporteri.net.

    Aty përmendet karriera e tij dy dekadëshe.

    “Karriera e tij shtrihej për më shumë se dy dekada dhe ndikoi ndjeshëm në popkulturën në Shqipëri dhe Kosovë. Sidomos falë performancave live dhe prezencës së tij në televizione, ai vitet e fundit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes”, thuhet në artikull.

    Edhe në mediat italiane është raportuar për vdekjen e Kasapit.

    Në raportime thuhet se Kasapi ishte një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!