Tayna sot është këngëtarja më e dashur për publikun.
Çdo këngë që ajo lanson bëhet hit, dhe për pak ditë merr miliona shikime.
E bërë e njohur me hitin ‘Columbiana’, Tayna nuk është bërë rastësisht pjesë e estradës shqiptare.
Ajo këtë synim e kishte qysh kur ishte e vogël, dhe këtë e tregon pjesëmarrja e saj në spektaklin ‘Talenti X 2010’ ku këndoi këngën e Leonora Jakupit ‘Të falem ty Kosovë’, një zhanër krejt tjetër nga e tanishmja, shkruan Reporteri.net.
Më poshtë mund ta shikoni dhe jepni vlerësimin tuaj për paraqitjen e Taynas kur ishte fëmijë. /Reporteri.net/.