Tayna, Mc Kresha, Lyrical Son kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell një video projekt të ri për fansat dhe publikun e gjerë.
“Pasite”, titullohet kënga e re e treshes, të cilën e kanë shoqëruar me një video mjaft të veçantë.
Si gjithmonë, këngëtarja prizrenase shfaqet tejet joshëse dhe seksi gjersa dyshja e rep-artistëve e ndezin atmosferën në maksimum.
Treshja ka punuar edhe në tekstin e këngës, ndërsa Strike Beatz and K-Master janë kujdesur për muzikën. /Reporteri.net/.