Tayna është njëra nga rep-artistet që ka sjellë në tregun muzikor një stil të veçantë të të interpretuarit.


23- vjeçarja që nga debutimi i saj ka vazhduar të mbajë afër fansat me të dhëna nga jeta e saj profesionale.

Në çdo paraqitje të saj, reperja duket se kujdeset për secilin detaj, pasi shfaqet në mënyra ekstravagante në skenë e në klipe.

Reklamë

Së fundmi ajo ka vendosur të eksperimentojë me flokët, pasi sipas saj kjo gjë i pëlqen, dhe e bën të ndihet më bukur.

Në disa imazhe të publikuara në rrjetin social Instagram, Doruntina Shala (emri i vërtetë i artistes) shfaqet me flokë të gjatë me ngjyrë vjollcë.

“Ju e dini që i dua flokët e gjata me ngjyra”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e një videoje të shpërndarë në InstaStory.

Reklamë

Ndërkaq, kënga “A jo” vazhdon të mbetet hiti i fundit nga reperja që numëron miliona klikime në të gjitha platformat digjitale.