Tayna krahas jetës profesionale komentohet edhe për atë private.
Tayna tenton që ta mbajë larg vëmendjes së medieve jetën private, por nuk i ‘shpëton’ syrit të tyre.
Në rrjete sociale, fansat kanë kapur një detaj, ku Tayna shihet e veshur me të njëjtën bluzë ashtu sikurse djaloshi me nofkën Kech Montana, duke bërë të dyshohet se është në lidhje me të.
Se cila është e vërteta rreth këtyre fotografive, mund të kuptohet vetëm nga rep-artistja.
Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Tayna është “Kce”, këngë e cila u prit mirë në publik.