Një video e publikuar në rrjetet sociale ku shfaqte dhunën e ushtruar të disa infermiereve ndaj një të moshuare në një shtëpi të të moshuarve në Pejë, ka shokuar të gjithë.
Ndër emrat e famshëm që ka shprehur shqetësim mbi këtë ngjarje është edhe reperja e njohur shqiptare, Tayna.
Ajo ka publikuar pamjet e dhunës në InstaStory, ku në mbishkrimin e saj ka thënë se raste të tilla nuk janë të rralla, madje i quan të shpeshta në institucione publike.
“Në spitalet publike moti është ky fenomen që sillen qysh o më së keqi me pacienta”, ka shkruar mes të tjerash reperja nga Prizreni.
