Kim Kardashian përmes postimeve të fundit në Instagram, ka uruar grimerin shqiptar, Mario Dedivanovic.


Ajo postoi disa imazhe bashkë me Marion, ndërsa e quajti atë njeriun më besnik që njeh dhe se të tillë rrallë mund ta gjejë.

Reklamë

“Urime ditëlindja për një dhe të vetmin @makeupbymario, miku im për jetë! Të njoh për më shumë se një dekadë, je njeriu më besnik që njoh. E rrallë të gjej si ti, të dua përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Mario Dedivanovic kujdeset për grimin e Kim Kardashian për disa vite me radhë.