Motra e Olta Gixharit, Gerta ka qenë sot e pranisme mes diskutimesh në “Big Brother Fan Club”. Por që nga babai i Deas, te Ronaldo e Mikela, Gerta është vënë me shpatulla pas murit dhe e gjithë zanafilla është sherri që ajo është përfolur me të motrën, Oltën.

“Ti je grirë me motrën tënde”, iu drejtua Mikela Gertës, e cila zgjodhi të mos e mohonte, ndoshta për herë të parë.

Edhe Ronaldo i tha se ajo fillimisht duhet t’i kishte dalë në mbrojtje Oltës pastaj të fliste për akuzat dhe bullizimet që i janë bërë banoreve të tjera.

Reklamë

Gerta theksoi që fati e ka dërguar Dean deri në finale dhe jo fakt që është një lojatare e fortë.

Ky diskutim ka sjellë debate mes saj dhe babit të Deas, zoti Bujar i cili nuk i kurseu as ai kunjat dhe ngacmimet për Gertën.