2 ditë më parë, Almeda Abazi martoi motrën e saj, Ildën. Ajo dhe partneri i saj turk, Kenan Sipahi i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore të mbajtur në Stamboll.


Ishte vetë Almeda ajo e cila na tregoi detajet e kësaj ceremonie nëpërmjet disa videove të ndara në rrjete sociale ku qendra e vëmendjes ishte Ilda, e cila kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë dhe shumë elegant për ditën e saj më të bukur.

Në dasmë ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i Almeda Abazit, Tolgahan Sayisman. Ky i fundit ka treguar se është mjaft i lidhur me gjithë familjarët e Almedës dhe këtë gjë na e vërtetoi dhe njëherë me veprimin e fundit për nënën e modeles.

Reklamë

Ai ka postuar në Instagram një foto me vjehrrën dhe ka shkruar disa fjalë të ëmbla për të.

“Zemra ime, vjehrra ime”, ka shkruar Tolgahan në gjuhën shqipe në foton me vjehrrën e tij.