Kënga e paralajmëruar kohë më parë nga këngëtarja Edmonda Bushi-Gecaj e njohur si Monda, tashmë është publikuar.
Me tekst nga Ramazan Çeka, muzikë dhe orkestrim nga Hekuran Prenaj; violinë, Mentor Sylejmani dhe kitare, Astrit Stafa, Monda sjell këtë këngë për dasma, pas një pauze të detyrueshme nga pandemia.
Videoklipin e këngës e ka realizuar EdiEntertainment.
Kjo këngë vjen si një ogur i mirë në këtë sezon dasmash dhe gëzimesh familjare për të na dhënë kënaqësinë e munguar prej më shumë se një vit.
