Tenori shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Siç bën të ditur vet Lahaj, ai është prekur nga një infeksion akut i fytit.


Megjithatë ai është shprehur optimist se gjendja shëndetësore e tij do të përmirësohet deri më 1 gusht, në ditën kur është paraparë të mbajë koncert në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

‘Të dashur miq, këto ditë jam prekur nga një infeksion akut të fytit. Gjendja aktuale nuk është aspak e mirë por me shpresën dhe ndihmën e specilistit shpresoj gjithçka të jetë në rregull deri më 1 gusht”, ka shkruar Lahaj në rrjetin social Instagram.

Reklamë

Koncerti i Ramë Lahajt ‘Ramë Lahaj and friends’ është paralajmëruar të mbahet më datën 1 gusht në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Nikoqire e këtij koncerti është Komuna e Prishtinës.