Komediani dhe prezantuesi i njohur Trevor Noah do të rikthehet mbrëmjen e 1 shkurtit si prezantues i ceremonisë së çmimeve Grammy, për herë të gjashtë dhe njëkohësisht për herë “të fundit”. Lajmi është bërë i ditur nga The Recording Academy dhe CBS.

Ceremonia do të mbahet në Crypto.com Arena, ndërsa Noah do të ketë edhe rolin e producentit ekzekutiv të eventit. Ai e prezantoi për herë të parë spektaklin në vitin 2021, gjatë pandemisë së Covid-19, dhe që atëherë është kthyer në figurë qendrore të ceremonisë.

Producenti i spektaklit, Ben Winston, e vlerësoi lart kontributin e tij:

Reklamë

“Jam shumë i lumtur që do ta mirëpres Trevor Noah për herë të gjashtë dhe, për fat të keq, të fundit. Ai ka qenë prezantuesi më fenomenal i Grammy-t – i zgjuar, gazmor dhe një admirues i vërtetë i artistëve dhe muzikës. Ndikimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mezi presim ta realizojmë edhe këtë herë së bashku.”

Nga viti i ardhshëm, çmimet Grammy do të hyjnë në një marrëveshje të re 10-vjeçare transmetimi me Disney.

Sa i përket nominimeve, Kendrick Lamar udhëheq listën me 9 nominime, i ndjekur nga Lady Gaga me 7, ndërsa Sabrina Carpenter dhe Leon Thomas kanë nga 6. Clipse, Doechii, SZA, Turnstile dhe Tyler, the Creator kanë nga 5 nominime secili.

Emrat e artistëve që do të performojnë në mbrëmjen gala, si dhe prezantuesit e çmimeve, pritet të bëhen publikë në ditët në vijim./KultPlus.com

 

Reklamë