Altuna Sejdiu vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale prej se u bë nënë për herë të dytë.


Këngëtarja i befasoi të gjithë në muajin maj kur i lindi djali me emrin Zen, meqenëse paraprakisht nuk kishte njoftuar se ishte në pritje të bukur.

Pasi njoftoi se është bërë nënë, Tuna vazhdoi të sjellë imazhe nga periudha e shtatzënisë deri te lindja e foshnjës dhe pas kohë pas kohe ka publikuar fotografi të tij.

Reklamë

Ajo tani ka publikuar një kolazh fotosh të Zenit, i cili i ngjason aq shumë Tianit.

Ndryshe, këngëtarja dhe Patris Berisha janë prindër edhe të një djali katërvjeçar me emrin Tian.