Përmes një videoje nga disa vende të ndryshme të Kosovës, e para e shtetit, Vjosa Osmani sot uroi 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

E postimin e presidentes Osmani e ka shpërndarë edhe këngëtarja Tayna.

Madje në shkrimin e vendosur në postimin e shpërndarë të Osmanit, Tayna ka uruar të gjithë për 17 shkurtin.

Reklamë

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë. Sot ne festojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e vendit tonë të bukur. Le të vazhdojnë meloditë e lirisë dhe unitetit  të na frymëzojnë të gjithëve. Për një të ardhme të ndritur dhe një komb që do të këndojë gjithmonë me krenari. Gëzuar”, ka shkruar Tayna në Instagram.