Dueti i Era Istrefit me reperin rus Allj, i cili u publikua dje me klip muzikor është pritur shumë mirë nga publiku.
Por, pavarësisht komenteve pozitive, këngëtarja kosovare është përballur me akuza për vjedhjen e këngës, nga reperi Bausa.
Pas akuzave Era vendosi të reagojë me anë të një postimi në ‘Instagram’.
“Ata që po shqetësohen se kam “vjedhur” këngën e Bausa-s, duhet të dinë se Bausa është pjesë e këtij projekti si tekst-shkruesi kryesor i saj dhe i merr meritat e autorit të këngës, ashtu si dhe grupi i tij. Sa për të drejtat e autorit, ai është listuar si tekst-shkrues në “Sayonara Detka” me emrin e tij të vërtetë Julian Otto. Mund ta shihni poshtë këngës në Spotify”, shkruajti Era në Instagram.
