Këngëtari më i ri në tregun shqiptar, është duke punuar në lansimin e projektit të ri.
Gjesti u bë rep-artisti më i pëlqyer për publikun pas lansimeve të tij të suksesshme, shkruan Reporteri.net.
Këngëtari u bë i njohur pas hiteve ‘Idiote’ dhe ‘Alo’, por ai tani po sjell projektin tjetër për të gjithë adhuruesit e tij.
‘U halite’ titullohet kënga që pritet të lansohet me 7 maj dhe parashikohet që këngëtari të shijojë suksesin e radhës.