Moderatorja Bora Zemani është infektuar me coronavirus. Ajo është karantinuar dhe po merr kujdesin e duhur mjekësor.
‘Po jetojmë në kohë të vështirë, kohë pandemie! Si një “’rikacake’ jam ruajtur gjithë vitin duke respektuar të gjitha masat anti-Covid por ja… nuk shpëtova dot. Gjithsesi unë kam nisur mjekimin dhe jam nën kujdesin e duhur. Shpresoj të shihemi sa më shpejt”, njoftoi dy ditë më parë moderatorja.
Ditën e djeshme Bora ka ndarë një foto me djalin e saj, duke shkruar se nuk e di si do t’i qëndrojë larg këto ditë.
“Mirë gjithë të tjerat, po pa Arborin si do të rri unë?”, ka shkruar ajo, duke treguar se po e vuan mungesën e tij.
